Shpëtim Idrizi merr Licencën B të UEFA-s për trajner

Shpëtim Idrizi e ka marrë Licencën B të UEFA-s për trajner.

Ish-kapiteni i Trepçës ‘89 ka përfunduar me sukses trajnimin në Shqipëri, përcjellë Gazeta Olle.

Ai e konfirmoi lajmin përmes një postimi në Facebook.

“Sot me datë 15.03.2019 me ndihmën e Zotit fuqiplot arrita ta mbaroi kursin për licenc UEFA B faleminderit familjës për përkrahjen dhe gjithashtu Profesorave për përkushtimin“, shkroi Idrizi.

Kujtojmë që ai po e drejton me mjaft sukses ekipin e juniorëve të 89-shit. /Gazeta Olle/