Shpëtim Duro: Dritës do t’ia jap përgjigjen…

Drejtuesit e Dritës së Gjilanit kanë qëndruar mbrëmë në Tiranë, ku kanë zhvilluar takime me trajnerët e njohur shqiptar si Shpëtim Duro dhe Ernest Gjoka.

Duro ka rrëfyer shkurtazi takimin me gjilanasit, derisa nuk ka konfirmuar arritjen e ndonjë marrëveshje.

“Kemi biseduar me drejtuesit e Dritës dhe do t’ua jap përgjigjen brenda dy ditësh”, ka thënë Duro për “GazetaOlle.com”.

duro

Duro ka drejtuar së fundi Flamurtarin e Vlorës, kurse më herët Shkëndijën e Tetovës dhe shumë skuadra tjera të mëdha në Shqipëri.

Gjilanasit kanë mbetur pa trajner që prej largimit të Bekim Isufit të mërkurën, pas humbjes nga Llapi.