Shpëtim Babaj konfirmon gjithçka: Ky top-futbollist nga Vala Superliga i bashkohet ekipit të tij në Norvegji

Futbollisti kosovar, Shpëtim Babaj, e ka nisur karrierën si trajner te skuadra Fortuna e Oslos nga Norvegjia, raporton GazetaOlle.com.

Shpëtim Babaj pritet të marrë me vete edhe futbollistë nga Vala Superligës.

Babaj ka konfirmuar për Klan Kosova se do ta transferojë në Norvegji sulmuesin e mirënjohur kosovar, Semir Zeneli.

Bbabaj

Ai ka thënë se më 20 janar, futbollisti i cili në stinorin e fundit u aktivizua me Vëllaznimin e Gjakovës, do ti bashkohet Fortunas.

“GazetaOlle.com”, mëson se ai do ta transferojë edhe, Alban Tusunin, i cili së fundi luajti me Dritën. /Gazeta Olle/

semir zeneli 14