Shpërthen Vokrri: Lajme të rrejshme, kjo është e vërteta e yjeve

Fadil Vokrri ka shpërthyer pas shkrimeve të ndryshme në mediat kosovare, rreth ardhjes së Xherën Shaqirit, Granit Xhakës, Adnan Januzajt dhe Shani Tarashajt te Përfaqësuesja e Kosovës.

“Këto informacione nuk janë aspak të vërteta. Të gjitha janë trillime. Këto lajme janë duke e destabilizuar futbollin kosovar dhe proceset në të cilat gjendemi momentalisht. Për të gjitha do të ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Vokrri për “GazetaOlle.com”.

Deri më tani ardhjen te Kosova e kanë konfirmuar Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala dhe Sinan Bytyqi.