“Shpërthen” trajneri kosovar pas humbjes së Rahovecit në Evropë: Turpërim në arenën ndërkombëtare

Trajneri i basketbollit Blerim Krasniqi është i habitur me klubin e Rahovecit, për humbjen e thellë në Rumani me rezultat 91:47 nga Cluj Napoca, në kuadër të FIBA Europa League.

“Kjo se çka na ofroi KB Rahoveci në arenën ndërkombëtare nuk mund të quhet ‘po fitohet eksperiencë ndërkombëtare’, pos turpërim në arenën ndërkombëtare. Sa më shpejt të harrohet ky debutim, të pësosh fiasko me rezultat 91:47 është e pafalshme.

Nëse është dashtë që një shumë e konsiderueshme lekësh të shpenzohet dhe pa nxjerr kurrfarë profiti nga ato shpenzime, që do të bëhen.

Nuk don koment. Këto mjete do të shpenzohen dhe ekziston frika se KB Rahoveci do të pësoi fatin e klubeve të cilat i përkasin historisë. Duhet të ekzistoi strategji e cila pas disa vitesh të sjellë profit e jo të shpenzohen mjete pa kritere. Sido që të jetë, ata të cilët e menaxhojnë klubin duhet të din se vetëm suksesi sjell profite dhe fitime klubit. E sukses sipas meje quhet: Prodhime vendore.

Asnjë lojtar të vetëm të rinj dhe premtues, unë nuk po shoh jo vetëm në KB Rahoveci po në asnjë klub basketbollistik të vendit, Edmond Azemi ka hyrë për të dyzetenjëtën (41)e ne ende nuk po mundemi me gjet zëvendësuesin e tij adekuat. Tmerr”, shkruan Krasniqi.