Shpërthen trajneri i ri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj: Kush nuk kcen e kush nuk knon…

Vushtrria e ka emëruar trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm, transmeton GazetaOlle.com.

Skuadra me renome kosovare e ka zgjedhur trajnerin nga Shqipëria Samuel Nikaj për ta drejtuar ekipin në rrugën drejt rikthimit në elitë në edicionin e ri.

Nikaj ka përvojë në Kosovë pasi që e riktheu Flamurtarin në Superligë, kurse edicionin që lamë pas e bëri të njejtën gjë me Kastriotin e Krujës në Shqipëri.

Nikaj ka postuar një status në rrjetin social Facebook ku i ka shpalosur objektivat me vushtrriasit.

“Qe nga sot zyrtarisht jam kryetranjer i FC VUSHTRIA. Nga eksperienc ime ne Kosove kam kuptuar se Vushtria eshte qyteti me futbolldashes i gjithe trevave Shqiptare, dhe nje qytet i talenteve te medhenj prandaj jam krenar qe jam pjese e ketij ekipi , dhe i falenderoj te gjithe ato qe bene te mujtur kete bashkpunim. Besoj qe me nje bashkepunim te mire kryesi – staf – futbollista dhe me lojtarin e 12 me te mire ne Kosove tifogrupin FORCA do kthejme ekipin aty ku e ka vendin ne eliten e futbollit Kosovar. Kush nuk kcen , e kush nuk knon nuk ka vend ne stadion. FORCA FC VUSHTRIA…”, shkruan Samel Nikaj. /Gazeta Olle/