‘Shpërthen’ Samir Sahiti, shikoni se çka pyet në Facebook

Vëllaznimi në kuadër të xhiros së nëntë të Vala Superligës së Kosovës në futboll u mposht nga Prishtina me rezultat 1:0 në stadiumin e Drenasit, ‘Rexhep Rexhepi’, përcjellë GazetaOlle.com.

Gjakovarët pretendojnë se janë dëmtuar në këtë ndeshje nga gjyqtarët dhe pas ndeshjes janë ankuar me të madhe derisa edhe kryetari i klubit, Shkëlzen Gashi ka thënë për ‘Olle’ se do të ankohet edhe në UEFA. për referimin sipas tij tendencioz ndaj skuadrës kuq e zi.

Edhe mbrojtësi i kësaj skuadre, Samir Sahiti ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’ duke bërë disa pyetje. “Kujt Po i Pengon Kjo Emblem e Shenjt? Kujt i Pengon Ky Qytet ? Kujt Po i Pengon Kjo Super-Tifozeri ? Ju Lutemi Reflektoni , Keni Frikë Nga Djersët Tona , Vëllaznimi Nuk Ka Nevoj Për Superligen , Superliga Ka Nevoj Për Vëllaznimin…”, shkruan Samir Sahiti.

Ai në ndeshjet e para të këtij edicioni ka lënë përshtypje tejet pozitive me paraqitjet e tij te skuadra e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi. /Gazeta Olle/

sa Fotografia e Samir Sahiti samir sahiti vellaznimi