‘Shpërthen’ Ramiz Krasniqi: Disa lojtarë nuk do të luajnë më

Trajneri i Lirisë, Ramiz Krasniqi, ka qenë i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes në Skenderaj, ku Liria u mposht nga Drenica, 2:1.

“Së pari, morrëm një gol që ishte pozitë jashtë loje. Rregullat qenkan ndërruar na thanë, e këto s’i njeh askush,” ka thënë Krasniqi pas ndeshjes.

“Ne u nisëm në sulm për të barazuar sa më shpejt, por pësuam nga një kundërsulm, kur vetëm një lojtar i yni qëndronte në zonë. Në pjesën e dytë dhamë gjithçka, nxorrëm penallti, më pas edhe shënuam, por nuk mjaftoi. Disa lojtarë me sjelljet e tyre në fushë më kanë befasuar dhe sigurisht që nuk do të jenë në formacion në ndeshjet tjera,” ka shtuar Krasniqi.

Liria e nisi me hubmje stinorin, duke u mposhtur nga Drenica 2:1, ku dy golat e vendasve u shënuan nga Granit Arifaj.