Shpërthen James: Dua të luajë më shumë

James Rodriguez ia ka bërë të qartë Zinedine Zidane që kërkon më shumë minuta në lojë. Në një intervistë për RNC Deportes ai ka deklaruar haptas që është i lumtur tek “Los Blancos” por dëshiron të aktivizohet më shumë.

“Dua të luaj më shumë, por dikush tjetër komandon këtu dhe ai vendos kush luan e kush jo, duhet ta respektojmë këtë”, tha James.

“Ndihem mirë, jam i lumtur në Madrid. Që nga dita e parë që kam ardhur këtu, jam ndier mirë. Jam i lumtur, pasi gjendem te klubi që gjithmonë dëshiroja te isha”, shtoi ai.

“Unë jam i qetë dhe po vazhdoj të stërvitem shumë. Dëshiroja të luaja në Champions, por kisha një shqetësim të vogël. Tani jam gati për ndeshjen e radhës”, theksoi mes tjerash James.