‘Shpërthen’ Dybala, reagon pas pritjeve të portierëve shqiptarë

Paulo Dybala ka folur për mediat pas penalltisë së humbur ndaj Lazios.

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, priti penalltinë e argjentinasit në minutën e 97, përcjellë “Lajmi.net”.

Dybala shprehu keqardhje, përmes një postimi në Twitter.

“Është e vështirë të pranosh se ke gabuar, ndaj më vjen keq”, shkroi Dybala.

“Por e rëndësishme është të rikthehemi në rrugën e duhur dhe të luajmë me entuziazëm e grintë. Do të rinisim gjithçka nga e para ditën e mërkurë”, shtoi ai.

Atij javën e kaluar ia priti penalltinë edhe Etrit Berisha i Atalantës.

d Juventus FC v SSC Napoli - TIM Cup Strakosha