‘Shpërthen’ Artan Latifi: Ky trajner nuk është dashur të vijë tek Drita

Drita e Gjilanit në këtë kampionat është ‘kampione’ sa i përket ndërrimit të trajnerëve.

Sadat Pajaziti, Amir Alagiq dhe Ismet Munishi e kanë drejtuar Dritën në këtë edicion.

Kapiteni Artan Latifi mendon se boshnjaku Alagiq nuk është dashur që të vijë te Drita. “Pas shkarkimit të Sadat Pajaziti, erdhi Alagiq për të cilin mendojë se nuk është dashur të vijë. Është dashur që drejtimin e ekipit ta marrë një trajner që e njeh mentalitetin”, ka thënë Artan Latifi për Tribuna Channel.

Drita pas javës së 11-të ndodhet e parafundit në tabelë me pesë pikë të tubuara. /Olle