Shpend Krasniqi është futbollist i lirë, s’ka vendosur ende

Mesfushori Shpend Krasniqi është një nga futbollistët e shumtë që janë larguar nga Hajvalia, pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Në një prononcim për gazetën, Krasniqi konfirmoi që është i lirë dhe se do të vendos për të ardhmen gjatë ditëve në vazhdim.

“Jam futbollist i lirë. Kam kontakte me disa klube, por nuk kam vendosur ende se për cilën skuadër do të luajë në stinorin pranveror. Jam duke pritur oferta dhe do të vendosi gjatë ditëve në vijim”, deklaroi Krasniqi për “GazetaOlle.com”.

Me moshën e re dhe kualitetin që posedon, Krasniqi do të ishte një goditje interesante për secilën skuadër të Superligës në janar.