Shpend Ahmeti: Prishtina – Drita të luhet në stadiumin e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është bashkuar thirrjes së Plisave dhe Prishtinës, që ndeshja “finale” me Dritën të luhet në stadiumin e Prishtinës.

Kampionatin e sivjetëm e vendos ndeshja e fundit mes Prishtinës dhe Pejës.

Prishtina ndeshjet si vendas i ka luajtur deri më tani në Pejë.

“Xhiroja e fundit e Superliges së Kosovës në futboll është finale mbi finalet. Rrallë ndodhë që në xhiron e fundit të vendoset kampioni si në këtë edicion. Kjo lojë nikoqire për Prishtinën me Dritën është vendosur të luhet në Pejë. Kërkesa ime për Federaten, Punëkryesin e Ministrinë është që të shohim mundësinë që kjo lojë të luhet në stadiumin e Prishtinës. E dijmë që punimet nuk kanë përfunduar krejtësisht në tribuna po do të ishte hapje madhështore e stadiumit të renovuar të qytetit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, raporton “GazetaOlle.com”.