Shpend Ahmeti me organizim special për Fadil Vokrrin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka menduar për organizimin e një eventi për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, raporton GazetaOlle.com.

Vokrri ditë më parë ndërroi jetë.

“Vdekja e hershme e Fadil Vokrrit mblodhi ne Prishtine njerez qe krijuan kujtime te paharrueshme per futbolldashesit ne Prishtine me gjenerata te tera.

Kjo foto me poshte u be ate dite ne Prishtine. Kjo na solli idene e organizimit te nje evenimenti me ish-lojtaret e Prishtines per te kujtuar Fadilin, per te shenuar renovimin e stadiumit dhe per te kujtuar momentet me te mira te KF Prishtina.

Po ashtu, komentuesi/komentuesja qe identifikon numrin me te madh te ish lojtareve te KF Prishtina e ka nje shperblim, nje fanelle te KF Prishtina dhe do te jete pjese e organizimit/takimit te vecante me lojtaret.

P.S. Fisnik Ismaili nuk ka lujt asnjehere per Prishtinen”, shkruan Shpend Ahmeti. /Gazeta Olle/