Shpend Ahmeti: FFK t’i bëjë me para biletat VIP!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ia ka bërë një kërkesë kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit.

I ftuar në emisionin “Oxygen” të moderatorit komik Besim Dina, Ahmeti shprehu shqetësimin e tij për biletat VIP të ndeshjeve të Kosovës, përcjellë Gazeta Olle.

Ahmeti ka kërkuar që biletat VIP të bëhen me cmim dhe jo të dërgohen si ftesa.

“Unë ia kam bërë një kërkesë kryetarit të FFK-së që të ulë numrin e biletave VIP dhe t’i bëjë ato me pagesë”, deklaroi Ahmeti.

Ai u shpreh shumë i lumtur me arritjet e Kosovës në futboll.

“Na kënaqën zemrën djemtë e Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe të gjithë sportistët. Ju lumtë”, shtoi Dina. /Gazeta Olle/