Shpallen tre fituesit e parë të garës së vrapimit të oficerëve dhe nënoficerëve

Jasemin Zverku, Valdet Brahmi dhe Adnan Ademi janë tre fituesit e parë të garës së vrapimit të oficerëve dhe nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gardës Kombëtare të Ajovës dhe të Ushtrisë Amerikane për Evropë.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli tha se aktivitetet e tilla po bëhen me qëllim të bashkëpunimit të FSK-së dhe Ajovës.

Përpos vizitave në shtetin e Kosovës po bëjmë edhe këtë kros 5km me sloganin “Së Bashku Për Paqe”. I falenderoj të gjithë ata që e kanë suportu krosin. Fituesit e garës do të shpërblehen me medale dhe çertifikata”, tha Demolli.

Zymer Halimi, gjeneral i Brigadës, tha se motoja e kësaj gare është ‘Së bashku më të fortë” , gjë e cila dëshmon më së shumti bashkëpunimin për paqe dhe punë të tjera së bashku, transmeton Kosovapress.

Gjeneral i Ajovës, Timothy Our, tha se fuqia e shteteve tona është në zemrat tona. Ai ka thënë se mezi pret që ti nderojë me medalje e certifikata fituesit.
Ai ka treguar se krosi realizohet nga sheshi “Skënderbeu”, deri në rrethin e qytetit te QKUK-ja.

Loading...