Shou i futbollistëve të Feronikelit, Zeka nuk ia ka punët mirë me numra

Sulmuesi i KF Feronikelit, Mevlan Zeka është një ndër futbollistët që bënë atmosferën në dhomën e zhveshtoreve të skuadrës së kampione.

Zeka së bashku me trajnerin Zekirija Ramadani, Yll Hoxha, Kastriot Rexha, Lapidar Lladrovci, Albutrit Morina ishin të ftuar në emisionin e humoristit të njohur nga Gjakova, Besim Dina “Oxygen Show”, shkruan Sheshi.

Në kuisin e këtij emisioni futbollistët e “Niklit” testuan aftësitë e tyre jashtë botës së futbollit.

Sulmuesi nga Gjakova, Zeka në pyetjen nga fusha e matematikës dështoi, madje edhe futbollisti e pranoi se nuk është aq i mirë në matematikë.

Ai në një pyetje të thjeshtë dështoi edhe pse Dina tentoi disa herë t’ia shpjegojë por prapë pa ndonjë sukses. Në ndihmë Zekës i doli partneri i tij në sulm, Kastriot Rexha i cili ishte i saktë po thuajse në të gjitha pyetjet e bëra nga Dina.

Momentin e Zekës mund të shikoni në minutën e 54-të: