Shotani përgëzon pakon e FFK-së, kritikon klubet për pagat e futbollistëve

Trajneri i njohur kosovar, Bekim Shotani, ka deklaruar se klubet duhet respektuar kontratat e lojtarëve dhe se vendimet për ulje pagash janë jo reale dhe të papranueshme.

Shotani në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur edhe për ndihmat financiare të cilat FFK i ka dhuruar klubeve.

“Mendoj që klubet duhet ti kryejnë obligimet ndaj lojtarëve. Edhe pse kampionati është ndërprerë duhet respektuar kontratat e futbollistëve. Vendimet për zvogëlimin e pagave janë jo reale dhe të papranueshme”.

“Sa i përket mjeteve që ka nda FFK-ja janë të mirëseardhura dhe është obligim i FFK-së në këto situata emergjente ti përgjigjet klubeve. Besoj që FFK do t’ju jep ndihma klubeve prap, sepse edhe do ketë fonde nga UEFA”.

“Shpresoj që do ketë mjete ndihmëse edhe për kampionatin e ri 2020/2021. E kjo është shumë me rendësi tu ndihmohet klubeve për përgatitjen për kampionatin e ri pasi shumë klube janë në krizë financiare”, shtoi Shotani.

Tekniku i vushtrrias aktualisht është pa skuadër.