Shotani ‘godet’ Drenicën, tregon arsyen e largimit

Bekim Shotani të premten përfundoi bashkëpunimin me Drenicën.

Ai kaloi një periudhë mjaft të mirë te “kuq e zinjtë” megjithatë aventura nuk i zgjati shumë, vetëm 6 muaj.

Shotani tregoi për Kornerin arsyet që e shtynë të largohej. “Unë kam pasur kontratë 6 mujore me Drenicën dhe ajo më ka përfunduar. Kam dashur që të vazhdoj punën aty për hirë të korrektësisë, por askush nuk e ka marrë përgjegjësinë të flasë”.

“Ka një muaj që është larguar kryesia dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap. Kjo është joprofesionale”, deklaroi Shotani.

shotani

Ai komentoi edhe ikjen e dy prej futbollistëve më të mirë, Genc Hamiti e Visar Berisha.

“Nëse të largohet qendërmbrojtësi më i mirë, Visar Berisha dhe sulmuesi më i mirë, Genc Hamiti mendoj që kjo është joprofesionale”, shtoi ish-trajneri i Vushtrrisë.

Ai ka bërë të ditur që ka pasur kontakte me disa ekipe tjera për nuk ka ende asgjë konkrete.

bekim shotani

bekim shotani