Shosholli: Ua tregoj historinë epike të finales Vëllaznimi – Trepça, që e fituam me golat e Koznikut!

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ajet Shosholli, ka kujtuar finalen e Kupës së Kosovës në vitin 1987, kur ishte trajner i Vëllaznimit.

Skuadra gjakovare përballej në finalen e Kupës së Kosovës me klubin tjetër me nam, Trepçën.

Përmes një rrëfimi për Gazetën Olle, Shosholli ka treguar mënyrën epike të triumfit të kuqezinjve me rezultat 3:2.

Shosholli ka treguar se si e ka tërhequr nga loja një prej lojtarëve të tij, i cili ishte shumë i zhurmshëm ndaj gjyqtarit kryesor, për ta vazhduar finalen me 10 lojtarë.

Besoni apo jo, nga disavantazhi 2:1, kuqezinjtë e përmbysën rezultatin në 3:2 me një lojtar më pak në fushë, për të fituar Kupën e Kosovës.

Dy golat për Vëllaznimin i kishte shënuar Ardian Kozniku, në atë kohë shumë i ri.

“Qershori i vitit 1987 ne ndeshjen e finales te kupes te Kosoves ,ne mes te Trepqes dhe dhe te Vellaznimit e luajtur ne stadiumin e Ramiz Sadikut para nje numri te madje te shikuesve. Ne ate kohe isha kryetrajner i ekipit te Vellaznimit, dhe perafersishte ishte minuta e 65 e ndeshjese, kur nga loja nxorra nje lojtar te ekipit tim te Vellaznimit, pasi qe ai gjate gjithe kohes, posaqerishte ne pjesen e dyte te lojes,me teper “diskutonte” me referin se sa qe luante ne fushe.

Edhe ose disa here ja kisha terheqe verejtejen nga bankina ,qe mos te diskutoje me referin, ai kursesi te qetesohej dhe per kete vendosa ta terheqi nga loja, me plote vetedije qe nuk kisha me te drejte zavendesimi , pasi qe para prakishte i kisha bere te gjitha zavendesimet e duhura.,dhe keshtu vazhduam lojen me dhjete lojtare.

Perndryshe rezultati i ndeshjes ne momentin kur lojtarin e terhoqa nga loja, ishte 2 :1 ne favore te Trepqes. Paraprakishte ne ato zavendesime qei kisha bere ,ishte edhe edhe lojtari shume i ri i Vellaznimit Ardian Kozniku, te cilin e kisha inkuadruar ne loje ne ne pjesen e dyte.

Dhe pikerishte ishta Kozniku i cili dikun ne minuten e 66-67 te ndeshjes, se pari barazoi rezultatin ne 2:2 dhe pastaj 6- 7 minuta para perfundimit te ndeshjes, shenoje edhe golin e dyte personal dhe te tretin per Vellaznimin, e qe njekohesishte ishte edhe goli i fitores dhe ne kete menyre me dhete lojtar ne fushe, fituam kupen e Kosoves me ekipin e Vellaznimit.

Shtypi ne ate kohe si Rilindja dhe gazeta te tjera, shkruajten te nesermen se ishte nje raste jo bashe i zakoneshem qe ndodhe ne futboll”, ka shkruar Shosholli në letrën dërguar redaksi. /Gazeta Olle/

Koha kur legjenda e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku, luante në futbollin kosovar