Shosholli për italianin Toma të Vushtrrisë: Injorant dhe nënçmues!

Trajneri i njohur e shumë i respektuar në futbollin kosovar, Ajet Shosholli, ka kritikuar ashpër çasjen e trajnerit të Vushtrrisë, Antonio Toma.

Sipas Shoshollit, trajneri italian ka një çasje të gabuar e jo-korrekte ndaj futbollit kosovar në përgjithësi.

Shosholli e ka dërguar një letër të hapur në adresë të Gazetës Olle, të cilën redaksia për hir të korrektësisë, ua sjellë më poshtë pa redaktim.

“Deklaratat e trajnerit A.Toma, javen e kaluar ne nje intervist te tij si edhe deklaraten pas ndeshjes me ekipin e Flamurtarit.

Mire se keni ardhe ne Kosove,perkatesishte ne qytetin e Vushtrrise dhe ekipin e Vushtrrise,qytet i cili e adhuron dhe e njefe shume mire futbollin ,si dhe ekip e cila ka nje bagazhe te madhe ne futbollin kosovar.

Mendoje qe shume heret keni filluar me kritika dhe deklarata te tilla. Ju ne javen e kaluar ne nje interviste tuajen thoni:

“Une mendoje qe ne Kosove ,trajneret ne punen e tyre bejne nje gabim shume te madhe ,qe nuk inkuadrojne  futbolliste te rije ,sepse futbollistet ne Kosove 80 per qind kan fibra te bardha dhe jane te shpejt”.

Edhe pse kete nuk e sqaroni mire,nenkuptohet qe e keni fjalen per fibrat e bardha te cilat i formojne muskujt. Por po te rikujtoje se egzistojne edhe fibrate e verdha te muskujve e qe jane edhe me te shpejta se ato te bardhat dhe kesi muskujshe posedojne sportstet apo futbollistet jugo-afrikan.

Dhe sa per trajneret kosovar ,te them qe kemi trajner shume te mire te cilet shumica kan pas nje kariere te begateshme ne ekipe profesionale ne ishe Jugosllavi dhe jashte saj,dhe shumica prej tyre tani merren me zejen e trajnerit me plote sukses.

Tjeter ju ne kete interviste thoni:

“Qe filozofia e ime e lojes eshte qe te dalim ne fazen ofanzive, duke nisur lojen nga kembet e portjerit dhe pastaj u mbetet sulmuesve dhe nuk mvaret nga une.”

Ju doni te thoni qe krejte pergjegjesin e kan futbollistet,deri sa e arsyetoni vedin me ate qe po kerkojshit loje ofanzive dhe nese kjo loje nuk sjelle rezultat, ju nuk jeni fajtore.

Posaqerishte nuk eshte profesionale dhe pedagogjike, deklarata pas lojes me barazimin me Flamurtarin, kur ju i injoroni dhe i nenqmoni futbollistet duke ju thene se:

“Kemi lojtare qe eshte dashur te bejne diqka tjeter e jo te luajne futboll”.

 Ju aludoni ne lojen ofanzive ,por ne anen tjeter thoni qe pas rezultatit 2:0 i keni vendosur pese mprojtes e qe Flamurtari e barazon edhe rezultatin.

Shpresoje qe ne te ardhemen do te merteni me teper me punen profesionale ne fushe e me pak me kritika dhe nenqmimin e te tjereve.

Derisa ekipit te Vushtrrise i deshiroje, kendellje sa ma te shpejt dhe rezultate qe e kethejne ekipin ne rezultate te mira, sepse kete e meriton qyteti dhe ekipi i Vushtrrise me gjithe investitoret e tyre”, shkruan Shosholli. /Gazeta Olle/