Shoshi: 89-shi më i mirë fizikisht, na u mohua një penallti

Trajneri i Besës, Valdet Shoshi, e konsideron të pritur humbjen ndaj Trepçës ’89, ku pejanët pësuan 5:0.

Sipas Shoshit, ndikoi përgatitja fizike, por pejani përmendi edhe një penallti të diskutueshme.

“Pas golit të dytë patëm një rënie çka është pritur duke ditur problemet me të cilat jemi ballafaqur. Deri te goli i dytë qëndruam mjaftë mirë, i patëm rastet në fillim duke përfshirë edhe një penallti diskutabile të mos akodruar. Patëm punë me një kundërshtar të fortë, një skuadër pretendente për titull të kampionit. Në fund erdhi në shprehje përgatitja fizike”, deklaroi Shoshi për Super Sport.com.

“Detajet e vendosën këtë takim edhe pse rezultati në fund ishte i thellë dhe nuk e merituam në bazë të lojës që treguam”, shtoi ai.