Shorti i Kupës së Kosovës, lajm i pabesueshëm

Edhe këtë edicion të Kupës së Kosovës do t’i kemi vetëm tri sfida çerekfinale.

Kjo pasi që në këtë rreth do të luhen 7 ndeshje, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kësisoj, një prej skuadrave fatlume që do të kualifikohet tutje, do të shkojë direkt në gjysmëfinale pa u munduar fare.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në edicionet e kaluara të Kupës.

besa

Ndryshe, goglat e shortit sot ishin të pamëshirshme për Trepçën ’89 dhe Llapin, të cilat do të takohen në këtë rreth.

Në sfidat tjera, Prishtina do të ketë përballë Kosovën e Prishtinës, ndërsa Vëllaznimi do të jetë nikoqir i Rahovecit.

Dy ekipet gjilanase luajnë në udhëtim, Drita te Istogu dhe Gjilani te Ballkani.

Punë e vështirë për Lirinë, që udhëton te Vushtrria ndërsa Drenica pret Arbërinë.

Çiftet komplete:

Ballkani – Gjilani
Trepça’89 – Llapi
Vëllaznimi – Rahoveci
Drenica – Arbëria
Vushtrria – Liria
Istogu – Drita
Prishtina – Kosova (P) /Gazeta Olle/

KUPA-KOSOVES