Shorti i EURO 2020, Kosova në grup me Gjermaninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luajë ndaj Gjermanisë, Sllovenisë dhe Bjellorusisë në eliminatoret për “Euro 2020”.

Grupi vlerësohet të jetë shumë i fortë, por vajzat tona do të japin më të mirën për paraqitje të denja, njofton FHK, raporton Gazeta Olle.

Gjermania, Sllovenia, Bjellorusia e Kosova janë në grupin e tretë. Dy të parët e grupit kualifikohen për në Evropianin që mbahet në Norvegji e Danimarkë. 

Shorti i kualifikimeve është tërhequr të enjten pasdite në Kopenhagë.
Ndeshjet e para kualifikuese luhen më 25 e 26 shtator.