Shokuese: Momenti kur Sahiti tregon se si u sulmuan me thika nga tifozët e Flamurtarit

Futbollisti i Vëllaznimit, Samir Sahiti, u dënua me katër ndeshje mos-lojë pas sfidës ndaj Flamurtarit.

Megjithatë, më pas FFK e ndryshoi vendimin dhe ia heqi një ndeshje, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Sahiti ka qenë i ftuar në emisionin Arena në Tribuna Channel.

ffk reklama

Ai ka rrëfyer momentin e sulmit nga tifozët e Flamurtarit.

I shokuar nga dënimi, Sahiti tha që tifozët e Flamurtarit janë futur me thika në fushën e lojës.

Ai tregoi edhe se si është kacafytur me ta, për t’i mbrojtur shokët e skuadrës.

samir sahiti i

Për një gjë të tillë, Sahiti s’do t’i bie kurrë pishman.

Sahiti tha fjalë pozitive për kryesinë e Flamurtarit, që sipas tij, ka bërë gjithçka që ndeshja të shkojë siç duhet.

VIDEON mund ta shikoni duke klikuar këtu.

samir sahiti ii