Shokuese: Basketbollisti i Superligës thërret për “vrasje” të tifozëve kundërshtarë (VIDEO)

Tifozët e Tiranës kishin mbushur shkallët e pallatit të sportit “Asllan Rusi” jo thjesht me synimin për të mbështetur skuadrën e basketbollit në finalen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, por edhe për të hedhur sharje në kor dhe thirrje urrejtjeje ndaj tifozëve shkodranë.

Në një video të publikuar në “Facebook” nga vetë tifogrupi i organizuar “Tirona Fanatics” dhe të shpërndarë nga një faqe pranë klubit bardheblu, shihen mbështetësit duke lëshuar sharje, madje edhe thirrje që nxisin urrejtje, të udhëhequr me megafon nga basketbollisti Redi Vogli.

“Mbyti komunistët!” dhe “Mbyti Vllaznit” janë disa nga koret e mbështetësve të udhëhequr me megafon nga lojtarët në parket pas anulimit të ndeshjes për shkak të dhunës mes dy tifozërive para fillimit të lojës.