Shokon ish-futbollisti: Trajneri kreu marrëdhënie seksuale me një lojtar

Në Gjykatën e Liverpouit vazhdon gjyqi ndaj ish-trajnerit Barry Bennell, i cili akuzohet për pedofili.

Në seancën e sotme ka dëshmuar dhe ish-futbollisti Martin Clarke. Ai tha sot në gjyq, se njëherë kishte kapur trajnerin Bannell me një shok, duke kryer marrëdhënie në dhomat e zhveshjes.

Related image

Kisha harruar njërën këpucë te dhomat e zhveshjes. U ktheva për ta marrë. Kur u ktheva, pashë trajnerin me një shok të ekipit, duke kryer marrëdhënie. Më tha: ‘Po ti çfarë dreqin bën këtu?’.

Iu përgjigja, ‘Ti çfarë dreqin bën këtu?’. Në atë moment më erdhi dhe më kapi në fyt dhe më tha: ‘Nëse tregon gjë për këtë atëherë karriera jote do të marrë fund’, u shpreh Clarke në Gjykatë. /Gazeta Olle/

Image result for barry bennell