Shokohet United, Ibrahimovic i thotë “po” gjigantit evropian

Zlatan Ibrahimovic mund të sjell një befasi të madhe. Sulmuesi i larguar nga Paris Saint-Germain, është i gatshëm të nënshkruajë me klubin e ri.

Por, ai nuk do të jetë Manchester United. “Sport Mediaset” raporton se Ibrahimovic mund të transferohet në Romë, përcjell “Lajmi.net”.

“Giallorossët” i kanë bërë gati kontratë me vlerë prej 7 milionë euro në sezon. Dhe, atij i pëlqen mundësia e nënshkrimit të kontratës dyvjeçare në Olimpico.