Shokohet Kukësi, Pejiç transferohet te klubi i madh i Shqipërisë

Pero Pejiç pritet të jetë largimi “big” nga Kukësi, ndërsa afrimi i bujshëm është Andi Lila. Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klub se golashënuesi më i mirë i kampionatit nuk është më në planet e Kukësit për sezonin e ardhshëm.

Paga e lartë dhe mosha e madhe (34 vjeç) janë dy arsye të forta që e çojnë drejt divorcit kroatin me klubin kampion.

Pasi përmbushi të gjitha pritshmëritë në sezonin e fundit, duke shënuar 28 gola në kampionat, Pejiç tashmë ka kontratë me Kukësin deri në përfundim të pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve.

pejic

Vetë lojtari dëshiron të jetë pjesë e skuadrës për Champions, duke qenë se ky kompeticion është një pjacë shumë e lartë. I kontaktuar dje nga gazeta, bomberi kroat konfirmoi se nuk ka marrë ende asnjë sinjal për një rinovim të mundshëm të marrëveshjes, ndërsa zbuloi se ka dëgjuar që Partizani interesohet për të.

“Po pushoj me familjen dhe nuk po mendoj për të ardhmen. Kam një kontratë me Kukësin deri në përfundim të Kupave të Europës dhe dëshiroj që t’i luaj ato ndeshje. Nuk kam ndonjë njoftim nga klubi për rinovim të kontratës. Partizani? Më vjen mirë që interesohen për mua.Pejic gol Partizanit

Megjithatë, në dorë kam disa oferta mjaft të mira nga jashtë Shqipërisë. Gjithsesi, kur të kthehem në Shqipëri, do të mendoj për të ardhmen”, sqaroi dje sulmuesi. Ndërkohë, nëse futbollistët e Kukësit po vijojnë pushimet, për drejtuesit ndodh e kundërta, sidomos me personat përgjegjës për merkaton.

Presidenti Safet Gjici ka dhënë urdhër që duhen gjetur lojtarët e duhur që bëjnë diferencën dhe mund t’i japin ekipit një forcë të madhe në ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Është fakt që merkato e Kukësit do të nisë nga sulmi dhe emri i parë që ka dalë në skenë është ai i kroatit 23- vjeçar, Tomislav Kish.Kish

Gjithsesi, “bomba” e merkatos mund të jetë Andi Lila. Mësohet se menaxheri i këtij të fundit i ka ofruar presidentit Gjici prej pak ditësh emrin e mbrojtësit kuqezi. Te Kukësi janë gati të bëjnë një sakrificë financiare, duke afruar Lilën si një përforcim të rëndë- sishëm për mbrojtjen.

Eksperienca e kavajasit që ka përfunduar kontratën me PAS Janinën duket shumë e vlefshme për Kukësin në ndeshjet ndërkombëtare. Pas përfundimit të angazhimit me Kombëtaren në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Izraelit, do të mësohet më shumë për mbrojtësin.