”Shokohet” Arsenali, Wenger konfirmon se ylli i skuadrës mungon ndaj Man Unitedit

Arsenali ka marrë lajme katastrofale pas ndeshjes së sontme ndaj Huddersfieldit.

Londinezët e fituan këtë ndeshje me rezultat, 5:0, megjithatë Arsenalit i është lënduar sulmuesi kryesor, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Bëhet fjalë për sulmuesin, Alexandre Lacazette, i cili pritet t’i mungojë skuadrës në përballjen ndaj Manchester Unitedit.

Francezi shënoi gol në fitoren e sontme duke arritur në kuotën e shtatë golave në Premier League me Arsenalin këtë sezon.

Lacazette

Por, Lacazzete u detyrua të largohej nga loja pas pjesës së parë për shkak të lëndimit.

Edhe Wenger e konfirmoi lajmin e keq për ish-anëtarin e Lyonit pas ndeshjes.

”Është një lëndim, i cili duket se është muskulor. Lacazette pritet të mungojë për një kohë”, u shpreh Wenger.

Më vonë, Wenger e konfirmoi plotësisht: ”Lacazette ka problem muskulor dhe ai me gjasë do të mungojë në ndeshjen e së shtunës”. /Gazeta Olle/

Wenger