Shkupjani, Mërgim Asani, sportisti më i dalluar në Austri

Edhe një sportist shkupjan po bën karrierë në sportet luftarake jashtë vendit.

Bëhet fjalë për djaloshin 23-vjeçar, Mërgim Asani, i cili jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë.

Ai njëherit kishte filluar të merret me kick-boks edhe atë në një moshë të re (12-vjeçare), kurse më pas vazhdon në boks.

“Gjithmonë kam pasur dëshirë që të merrem me sporte luftarake, andaj edhe u futa me një klub këtu në Vijen ku trajner ishte Franz Haberl”.

Untitled

”Ai pa talentin tim dhe pas 1 viti e gjysmë më futi në ring. Fillimi i karrierës ka qenë pak i vështirë për mua sepse isha i ri dhe në anën tjetër problem ishte edhe ana financiare”.

”Por, e kisha qëllimin tim dhe arrita që t’i menaxhoj gjërat. Ndeshjen e parë e pata të vështirë sepse nuk dija me kë do dal të përballem.

”Kjo gjë më bëri një dekoncentrim dhe kështu e humba ndeshjen e parë”, thotë Asani, duke shtuar se në vitin 2012 ishte pjesmarrës në një turnir ”Muay’Thai-Rules”, ku edhe arriti të bëhet kampion. /Gazeta Olle/