Shkupi ruan nderin e skuadrave shqiptare në Ligën e Evropës

Vetëm Shkupi nga skuadrat shqiptare ia ka dalë të marrë rezultat pozitiv në takimet e sotme në Ligën e Evropës.

Kukësi dëshpëroi në udhëtim ndaj Debrescenit hungarez, duke pësuar 3:0 në udhëtim.

Humbje me shifrat e njëjta pësoi edhe Teuta, shkruan Gazeta Olle.

Laçi barazoi në shtëpi 1:1 me izraelitët e Beer Sheva.

Shkupi barazoi 3:3 në udhëtim me Pyunik të Armenisë.