Shkupi nxjerrë në shitje biletat e Ligës së Evropës

Skuadra shqiptare, FC Shkupi edhe këtë vit do jetë pjesë e Ligës së Evropës.

Shkupi nesër luan ndeshjen e parë si mysafirë me Puynik e Armenisë, ndërsa atë të kthimit do ta luajë pas një jave në stadiumin “Todor Proeski” në Maqedoni.

Pikërisht për këtë sfidën e kthimit, skuadra nga Çairi ka nxjerrë në shitje biletat. Çmimi i tyre do të jenë nga 100 denarë deri më 500 denarë.

Pra për t’i bërë në euro i bie se një biletë për ta parë Shkupin në Ligën e Evropës kushtonë afro 1 euro e 60 cent, ndërsa ajo më e shtrenjëta, rreth 8 euro.

Kujtojmë se Shkupi luan në kualifikime të Ligës së Evropës, ndërsa Prishtina po në këtë garë, por në parakualifikime kishte biletat 3 deri në 15 euro.