Shkolla e portierëve të së ardhmes

Portierët e së ardhmes kanë edhe një adresë më shumë për të pasur të ardhme të ndritur.

Është shkolla e veçantë e dedikuar vetëm për portierë SHF Dodaj GK, me seli në Prishtinë.

Pronari i kësaj shkolle është Beqir Dodaj, dikur portier i njohur, tani trajner.

Dodaj ditë më parë organizoi turneun e veçantë të quajtur “portierët e së ardhmes”, shkruan Gazeta Olle.

Rreth 50 portierë të moshës 9-17 vjeç garuan në kategori të ndryshme.

Të enjten, në fushën sportive “Prishtina” në Taukbahqe, është mbajtur një turne i veçantë në futboll. Për herë të parë…

Gepostet von Sporti në KTV am Donnerstag, 9. Januar 2020

“Jam shumë i kënaqur me pjesëmarrjen e portierëve. Është një shtytje për portierët e rinj për ta treguar vetën”, tha Dodaj për KTV.

Dodaj zbuloi shumë talentë nga ky turne, të cilët krahas shkollave të futbollit, tani i janë bashkuar edhe shkollës së tij, si Jon Pushkolli, Leonardo Fazliu, Norik Demi, Leurat Tahiri, Engjulli Ballazhi dhe Gazmend Berisha.