Shkolla e portierëve hap konkurs për regjistrimin e portierëve të rinj

SHF Doda është shkolla e vetme e dedikuar enkas për portier, e cila ndodhet në Prishtinë.

Drejtues i kësaj shkolle është Beqir Dodaj, dikur edhe vetë portier.

Doda ka dhjetëra portierë të qyteteve të ndryshme, të cilët dita ditës po fitojnë aftësi të reja për karrierën e tyre.

“Brumi” që do të dalë nga kjo shkollë pritet t’iu shërbejë në të ardhmen edhe klubeve të Superligës, si dhe Kombëtareve të Kosovës në të gjitha grupmoshat.

SHF Doda këto ditë ka hapur mundësinë për regjistrimin e nxënësve të rinj. /Gazeta Olle/