Shkolla e Futbollit Qarri i stërvit fëmijët ‘gratis’

KF Qarri është skuadër e themeluar në vitin 2014, ndërkohë që ka për qëllim zbulimin e talenteve te rinjë, si dhe afrimi i mundësive që talentet e rinjë të depërtojnë në arenën ndërkombëtare. Shkolla nga Skenderaj po funksionon shumë mirë ndërkohë që për Gazetaolle.com, flet kryetari Ferat Selimi.

Ai ka ardhur nga Norvegjia për të ndihmuar futbollin kosovar. derisa fëmijët në këtë ekip ushtrojnë pa para. “E tera çfarë unë dua të bëjë është që t’iu ndihmoj fëmijëve të vendit tim që të tregojnë talentin e tyre dhe të arrijnë diçka në të ardhmen. Arsyeja pse në shkollën e futbollit Qarri, futbollistët nuk japin para është sepse fëmijët e vendit tim kanë talent dhe cilësi, dhe unë nuk kam dashur që ta humbasin mundësinë dhe talentin e tyre, për shkak të kushteve financiare. Kjo mendoj që është një zgjidhje e mirë për ta”, ka thënë Ferat Selimi. Kjo është shkolla e vetme e futbollit në Kosovë e cila nuk u merr para fëmijëve. Ne kampionatin e ardhshëm Qarri synon të futet ne gara me grupmosha në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Mitrovicës, transmeton Gazeta ‘Olle’.

Qarri është binjakëzuar edhe me një skuadër austriake, derisa pritet të marrë pjesë në turne të ndryshëm jashtë vendit.

Ish-trajneri i Drenicës, Fadil Rama e drejton këtë skuadër. (Gazeta Olle)