Shkolla e Futbollit Podujeva, kampione e turneut në Turqi

Shkolla e Futbollit Podujeva e ka përfaqësuar denjësisht futbollin kosovar në Turqi.

Ata e kanë fituar turneun “Armutlu Cup”, duke u shpallur skuadra më e mirë, përcjellë Gazeta Olle.

Llapjanët kanë shënuar 5 fitore dhe kanë marrë një barazim në 6 ndeshje.

Pjesëmarrëse në turne ishin 12 skuadra, kryesisht vendore.

Shkolla e Futbollit Podujeva ka konfirmuar për gazetën se planifikon bashkëpunimin me gjigantin turk Bursaspor, ku akordi është afër. /Gazeta Olle/