Shkodran Mustafi i thotë “PO” transferimit në Serie A

Aventura e Shkodran Mustafit tek Arsenali siç duket po i vije fundi.

Mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane, po e mendon largimin nga klubi londinez.

Mustafi nuk është i lumtur me projektin që ka Arsenali, andaj po kërkon që t’i ndaj rrugët.

Related image

Mbrojtësi shqiptar tashmë ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë, por dëshiron që në karrierën e tij të fitoj edhe disa trofe të mëdhenj.

Andaj, Mustafi është dëshpëruar me strategjinë që ka Arsenali për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën, kështu e dëshiron largimin.

Në verën që shkoi, mbrojtësi shqiptar ishte shumë afër që të transferohej tek Interi, por që në orët e fundit dështoi transferimi, përcjell “GazetaOlle.com”.

Tani, klubi italian e ka rikthyer vëmendjen sërish tek Mustafi, por që nuk do të mund ta transferoj në janar.

Kështu, Interi ëhstë duke planfikuar që Mustafin ta transferoj në verën e ardhshme, atëherë edhe kur Arsenali do të ketë mundësi që ta gjej zvënedësuesin e tij./Gazeta Olle/

Image result for mustafi to serie a