Shkodran Mustafi – Bayern = 50 milionë euro!

 E përditshmja gjermane, ‘Sport Bild’, shkruan se Bayern Munich vështirë se do të transferojë mbrojtësin shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas tyre, çmimi i vënë nga Valencia për Mustafin është 50 milionë euro, derisa problemi tjetër është se ai nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi ka luajtur me Valencian këtë sezon, përcjell GazetaOlle.com.

Transferi i tij tek bavarezët mund të ndodh vetëm në verë. /Olle