Shkëndija viziton fëmijët me nevoja të veçanta (VIDEO)

Për të tretin vit me radhë futbollistë të Shkëndijës vizitojnë fëmijët me nevoja të posaçme te Qendra Ditore në Tetovë dhe paralelja pranë shkollës fillore ‘Liria’, duke u dhuruar me këtë rast pako për Vitin e Ri.

Shkëndija ka qenë, është dhe do të mbetet më shumë se një klub futbolli. Për të tretin vit me radhë prej kur klubi është nën menaxhimin e kompanisë ‘Ecolog’ futbollistë të skuadrës ‘kuqezi’ vizitojnë fëmijët me nevoja të posaçme në paralelet pranë Qendrës Ditore në Tetovë dhe shkollë s fillore ‘Lira’.

Egzon Bejtullai, Mevlan Murati dhe Besir Nuhiu, bashkë me pjesëtarë të operativës dhe përfaqësues të Zyrës për Marrëdhënie me Publik kanë dhuruar pako për fëmijët e këtyre paraleleve, duke u shoqëruar bashkë tani më sipas traditës tre vjeçare.

Vizita e fëmijëve me nevoja të posaçme para Vitit të Ri dhe shoqërimi me ta u ka dhënë mundësinë atyre të ndihen të integruar në familjen e madhe ‘kuqezi’ e që funksionon jo vetëm në fushën e futbollit.

 

Loading...