Shkëndija turpëron Vardarin – lojtarët maqedonas kanë ofenduar kolegët e tyre

Shkëndija dje e ka mposhtur në Tetovë, Vardarin me rezultat 3-2, në derbin e javës së 28-të në ligën e Maqedonisë. Pas këtij triumfi futbollistët e skuadrës nga Tetova kanë festuar dhe kënduar në dhomat e zhveshjes.

Kjo festë e ekipin të Shkëndijës në zveshtore ka qenë e ekzagjeruar për lojtarët e Vardarit. Ata pas ndeshjes kanë reaguar ashpër në rrjeter sociale duke i krituar kolegët e tyre nga Shkëndija për mos respekt.

Portieri Filip Gacevski, i cili në Facebook e tij iu ka drejtuar Visar Musliut për një video të publikuar në instagram ka thënë:“Visar Musliu të shoh në instagram ke vendosur një video Vardar, Vardar ma mng. Nuk të vjen turp, ti je një turp i madh, njeri pa shpirt, ke harruar se Vardarit të bëri reprezentues, turp që mbron ngjyrat e reprezentacionit. Zoti është i madh dhe Vardari është institucion. Mbaje mend Vardari është Maqedoni”, ka shkruar Gacevski.

“Le të gëzohen pak idiotët nga Tetova pas kaq torture prej katër vjetësh, të shohin se si është te jesh në krye. Plus gjithashtu i pret të hyjnë edhe në grupe dhe në Champions”, ka thënë Gnracarov.“Kur Shkëndija do të bënte së paku nga ajo që ka Vardari atëherë gëzohuni… mirëpo si njerëz …edhe njëherë treguat se me festë të tillë jeni klub i vogël, pa histori dhe asgjë pas jush! Në përjashtim të disa lojtarëve që pa dallim i respektoj dhe kam luajtur me ta.

“respektoni kolegët pa dallim se në cilin klub luani dhe tregoni pak respekt të vogël. Urime titullin!!! Dhe mos harroni .. Vardari është një. Përshëndetje sportive”, ka shkruar ishlojtari i Vardarit Boban Nikolov.

Pas 28 javësh Shkëndija ka 23 pikë më shumë se Vardari.