Shkëndija shumë keq punët me lëndime

Shkëndija nga Tetova në sfidën e fundit nuk mundi të llogarisë në dy futbollistë standard shkaku i problemeve shëndetësore.

Të mërkurën në takimin e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë kundër Rabotniçkit trajneri Osmani nuk kishte shërbimet e Stenio Juniorit dhe Bllagoja Todorovskit.

Braziliani u lëndua në sfidën e fundjavës me Vardarin në kampionat dhe përkundër faktit se në moment të parë nuk u duk diçka serioze, gjithsesi ndjeu shqetësim në kofshën e muskulit të pasëm të këmbës së majtë dhe u vendos mos të rrezikohet. Ekipi mjekësor ka konstatuar zgjatje të muskulit i cili do të kërkojë kohë për rikuperim.

shkendija 12

Të shtunën braziliani do tu nënshtrohet ekzaminimeve plotësusese, por sipas parashikimeve ky lëndim kërkon pushim prej 1 deri në 2 javë që nënkupton se Junior do të humbë edhe sfidën e të dielës me Shkupin në Tetovë.

Ndërkohë Bllagoja Todorovski të mërkurën në mëngjes nuk ndjehej mirë.

shkendija