Shkëndija pritet të firmos me futbollistin e Vala Superligës

Shkëndija e Tetovës është afër marrëveshjes me talentin kosovar, Festim Alidema.

IndeksOnline, merr veshë se skuadra favorite për të nënshkruar me ish-futbollistin e Vllaznisë së Pozheranit është Shkëndija.

Alidema po kalon në formë të jashtëzakonshme, ndërsa sot pritet ta merr fletlëshimin prej klubit nga Anamorava e cila është futur në krizë të madhe, si financiare ashtu edhe të rezultateve.

Përveç Festim Alidemas, nga skuadra e Vllaznisë gjatë ditës së sotshme do të largohen shumë futbollistë./IndeksOnline/