Shkëndija prezanton trajnerin e ri

Shkëndija e Tetovës është bërë me trajner të ri.

Tashmë kjo skuadër në krye ka emëruar trajnerin e njohur, Ernest Gjoka, shkruan Gazeta Olle.

Tekniku 49 vjeçar nga Tirana ka firmosur kontratë profesniale me kuqezinjtë dhe menjëherë pas zyrtarizmit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar sot pas dite.

Shkëndija nuk po kalon mirë në fillim të edicionit të ri në Superligën e Maqedonisë Veriore, andaj me emërimin e Gjokës pritet që skuadra të jetë në luftë për titull kampioni.