Shkëndija – Pelisteri, caktohet vendi i finales

Finalja e edicionit të sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë do të zhvillohet me 23 maj në Strumicë me fillim në orën 20:00, njofton klubi tetovar.

Kështu ka vendosur sot Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Shkëndija do të kërkojë titullin e dytë në Kupën e Maqedonisë përballë Pelisterit në përsëritjen e finales së vitit të kaluar.

Kjo do të jetë finalja e tretë me radhë e Kuqezinjve dhe e pesta në historinë e klubit.

Pasi titulli i kampionit tanimë është siguruar, qëllimi i Shkëndijës mbetet bashkimi i dy titujve në futbollin vendor për të mbyllur sezonin me dy trofe.