Shkëndija njofton gjithë shqiptarët se në cilat pika në Prishtinë dhe Tiranë mund t’i blejnë biletat

Shkëndija ka njoftuar gjithë të interesuarit për blerjen e biletave, duke bërë me dije pikat ku mund t’i blejnë biletat në Prishtinë dhe Tiranë.

“Duke parë interesimin e madh që kanë adhuruesit e Shkëndijës në Kosovë për tu pajisur me bileta, njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se në Prishtinë tek RaveTravel dhe në Tiranë tek Traveller’s Point janë të vetmet pika shitëse zyrtare për ndeshjen Shkëndija – Milan. Pika zyrtare në Prishtinë ndodhet në Rrugën UÇK afër Pro Kredit Bankës, më saktësisht Rave Travel”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Olle.

Çmimet zyrtare të biletave në Prishtinë (RaveTravel) janë si vijon:

Kategoria e parë – 6.5 euro

Kategoria e dytë – 10 euro

Kategoria e tretë – 13 euro

Kategoria e katërt 16.5 euro

 

ndërsa çmimet zyrtare të biletave në Tiranë (Traveller’s Point) janë si vijon:

Kategoria e parë – 865 LEK

Kategoria e dytë –  1325 LEK

Kategoria e tretë – 1720 LEK

Kategoria e katërt –  2185 LEK

“Çdo ofertë për blerje biletash që do iu ofrohet jashtë pikës zyrtare të shitjes, apo mbi çmimet e caktuara nga klubi, është shitje e zezë dhe e dënueshme. Apelojmë tifozët e Shkëndijës në Shqipëri dhe Kosovë, që të kenë kujdes nga shitësit ambulant të biletave, sepse, të njëjtët nuk janë të autorizuar nga Shkëndija për një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës.