Shkëndija merr vendim final: Sharkon trajnerin Qatip Osmani

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija nga Tetova ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Qatip Osmani.

Grupi i punës që ka marrë përsipër menaxhimin e KF Shkëndija, duke analizuar rrethanat e fundit dhe rezultatet negative në periudhën e kaluar, vendos të shkarkojë nga detyra stafin teknik në krye me Qatip Osmanin.

“Të gjithë në KF Shkëndija falënderojmë Qatip Osmanin për kontributin e tij në arritjen e sukseseve historike në vitet e kaluara, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen”, ka shkruar KF Shkëndija.

Deri në emërimin e shefit të ri të stafit teknik, si ushtrues detyre (trajner i përkohshëm) caktohet Erhan Selimi.