Shkëndija merr një goditje të madhe, një nga futbollistët kryesor nuk pranon renovimin e kontratës

Futbollisti i Shkëndijes së Tetovës Egzon Bejtullai nuk do të vazhdojë karrierën me kampionët e Maqedonisë së Veriut.

Mediat maqedonase shkruajnë se qendërmbrojtësi 25-vjeçar i kombëtares së Maqedonisë së Veriut nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me kuqezinjtë duke kërkuar të sprovohet në në një skuadër tjetër, me shumë mundësi larg Maqedonisë së Veriut.

Bejtullai ishte njëri prej liderëve të Shkëndijes së Tetovës në 6 sezone duke fituar 2 kampionate dhe 2 Kupa të Maqedonisë.

Shkëndija ditë më parë ka nënshkruar me Valon Ahmedin.

Ky i fundit më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.