Shkëndija me super premia për lojtarët

Drejtuesit e Klubit të Futbollit Shkëndija kanë gjetur një mënyrë interesante për të qenë në fokus medieve.

Pasi kaluan në xhiron e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe kështu fituan më shumë se 1 milion Euro nga UEFA, sot është bërë publike informata se për kalim eventual në xhiron e katërt, lojtarëve u janë premtuar premia shumë të mëdha.

Kuqezinjtë synojnë të shkruajnë historinë, ku të paktën të kapin grupet e Ligës së Europës. Për të arritur këtë synim, sipas mediave maqedonase, mësohet se presidenca, me në kryer Lazim Destanin, do të akordojë një premi rekord për kalimin e turit të tretë, ku përballë kanë austriakët e Red Bull Salzburg.

Rezultate imazhesh për shkendija vs sheriff

20 mijë euro për çdo lojtar parashikohet të jetë premio në rast kualifikimi të Shkëndijës ndaj austriakëve.

Ku sukses do t’u siguronte minimalisht pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Evropës, pavarësisht rezultatit që do të arrin në turin “play-off” të Champions-it. Sipas “sportmeida.mk”, për triumfin e arritur ndaj Sherif Tiraspolit në turin e dytë, lojtarët e Shkëndijës janë shpërblyer me nga 4,500 euro për kokë.

Rezultate imazhesh për shkendija vs sheriff

Për Salzburgun Shkëndija ka federuar edhe ish-mbrojtësin e Skënderbeut, Gledi Mici.Pavarësisht euforisë, Red Bull Salzburgu, gjysmëfinalist i Evropa Ligës sezonin e kaluar mbetet favorit, por lojtarët e Shkëndijës duket se kanë motiv të mjaftueshëm që të ndjekin befasinë në këtë duel.