Shkëndija i rifillon stërvitjet pa dy futbollistët e njohur kosovarë

Shkëndija iu kthehet stërvitjeve, mungojnë me arsye trajneri Gjoka dhe futbollistët kosovar, Sadriu e Dallku

Pas dy muajve stërvitjeje në kushte karantine, këtë mëngjes futbollistët e Shkëndijës kanë dal në teren, ku kanë zhvilluar stërvitjen e parë në ambient të hapur.

Stërvitja ishte zhvilluar nën masa rigoroze për shkak të pandemisë me Covid-19.

Trajneri Ernest Gjoka nuk ishte i pranishëm.

Ai është në Shqipëri dhe pret lajmin nga klubi. Me ekipin udhëhoqi ndihmësi i tij trajneri kondiconal, Metin Dalip.

Në stërvitjen e parë munguan me arsye dy kosovarët, Ardin Dallku dhe Leart Sadriu, kurse të tjerët ishin të pranishëm.